Gjuha: Shqip | English
15/12/2018

Pas një testimi relativisht të mirë dhe pas plotë 6 viteve, Kosoft Ltd, ka lansuar versionin e ri të faqes, krejtësisht të përpunuar, të automatizuar si dhe ka zgjeruar listën e produkteve dhe shërbimeve të cilat janë ofruar tashmë për mijëra klient të ndryshëm.

E RE e veçantë është shërbimi LIVE i shitjes dhe përkrahjes teknike duke filluar nga Ora 08:30 deri në Orën 24:00, përmes sistemit të drejtpërdrejtë të Chatit (LIVEChat), përmes Tiketave të Mbështetjes Teknike, përmes emailave apo edhe përmes telefonit.

Shërbimet e reja, tanimë të automatizuara, kanë për qëllim mundësimin dhe lehtësimin e regjistrimit, përdorimit, menaxhimit, blerjeve në të ardhmen si dhe lehtësimin maksimal të komunikimit me stafin e shitjes dhe përgjegjësit e teknikës.

Përveç ofertave të ndryshme me çmime promovuese, sistemi ofron mundësinë e porositjes, pagesës, aktivizimit dhe menaxhimit të menjëhershëm të llogarive të klientëve, veçanërisht atyre për Regjistrim të Domainave, Hosting si dhe shërbimeve shtesë.

Me sistemin e Ri, secili ka mundësi të paguan Online, përmes PayPal, kartelës kreditore, transfereve bankare apo metodave të tjera dorazi, në Tiranë dhe në Prishtinë.

Zgjidhjet dhe numri i mundësive të pagesave online do të shtohet gjatë ditëve në vijim.

Duam t'i falënderojmë mijëra konsumatorë, bashkëpunëtorë dhe të gjithë ata që vazhdojnë të shërbehen me shërbimet dhe produktet e kompanisë KOSOFT.

 

Për një vazhdim të sukseseve të përbashkëta!
KOSOFT Ltd.




« Prapa